Ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, Paul (Agustin) Deda, është dënuar me 8 vjet burg për trafikun e narkotikëve dhe për përfshirje në grup të strukturuar kriminal.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli Deda fajtor, duke i ulur dënimin fillestar prej 12 vjetësh me një të tretën, përfundimisht në 8 vjet. Po ashtu, Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi morën dënime të ngjashme, gjithashtu me nga 8 vjet burg.
Dënimet do të kryhen në institucione të sigurisë së lartë. Palët kanë 15 ditë për të apeluar vendimin.