Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar logon e re në mbledhjen e saj të fundit. Sipas njoftimit, logoja do të përdoret në hapësirat e Kuvendit, zyrat e deputetëve, dokumentet e brendshme dhe aktivitetet e organizuara nga Kuvendi.
“Simboli i shtëpisë në logon e Kuvendit përfaqëson ndërtesën kryesore të shtetit, ndërsa pjesa e poshtme simbolizon rreshtat e ulëseve të deputetëve,” theksohet në komunikatë.
Shton se bashkimi i të gjitha elementeve pasqyron hartën e Kosovës, së bashku me yjet që simbolizojnë flamurin e vendit.