Bayern-i i Vincent Kompany pas suksesit 9-2 përballë Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampioneve, është shndërruar në një makineri golash.
Në sfidën e radhës në kampionat, bavarezët kanë dhuruar spektakël duke triumfuar me rezultatin tenistik 0-5 në shtëpinë e Werder Bremen. Në pjesën e parë Olise shënoi në minutën e 22-të dhe në 30-ën shënoi Muisala.
Më pas në minutën e 57-të shënoi Harry Kane dhe Olise në minutën e 60-të tregoi klasin e tij sërish dhe arsyen pse është njeriu i momentit te Bayern duke gjetur golin e dytë personal dhe të katërtin e ndeshjes. Për të vulosur spektaklin bavarez mendoi Gnabry, i cili po ashtu gjeti golin në minutën e 65-të.