-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga dhunimi i 74-vjeçares nga nusja dhe djali

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bathore, ku 74-vjeçarja me iniciale V.M. ka denoncuar se djali i saj, Edmond Murja, dhe nusja e tij, Fllanxa Murja, e kanë dhunuar fizikisht. Më 19 shtator, rreth orës 19:30, V.M. u paraqit në komisariatin nr. 5 për të bërë kallëzim.

Pas denoncimit, policia veproi menjëherë, duke arrestuar djalin për veprën penale “Dhunë në familje”. Ndërkohë, nusja e djalit është proceduar për dhunë në familje dhe për “Mbajtje armësh të ftohta”, por nuk është arrestuar për shkak të fëmijëve të mitur që ajo ka për të mbajtur.

Për 74-vjeçaren është plotësuar kërkesa për urdhër mbrojtjeje dhe ajo është pajisur me një vendim mjeko-ligjor që vërteton dhunën e ushtruar ndaj saj. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit