Një grua në Itali ka qëlluar djalin e saj 15-vjeçar me armë dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja ndodhi në banesën e viktimës në Vago di Lavagno.
Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur gruan dhe djalin të shtrirë në dysheme në kuzhinë. 15-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin Borgo Trento në Verona dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Arma që u gjet në kuzhinë rezultonte në emër të babait të viktimës.
Gruaja kishte disa kohë që kishte probleme shëndetësore”, tha prokurori i çështjes.