Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 36-vjeçar në Garbagnate Milanese, i akuzuar për shpërndarje droge. Arrestimi u krye pas një kontrolli rutinë, ku iu gjetën në makinë 5 pako me 73 gramë kokainë dhe 1,140 euro.
Pas kontrollit të shtëpisë së tij, policia zbuloi 110 gramë kokainë të tjera, dy peshore precize, materiale paketimi, dhe 2,170 euro në kartëmonedha të ndryshme. Tani, ai ndodhet në paraburgim në pritje të vendimit të gjykatës.