Agjentët e skuadrës antidrogë “Mossos” në lagjen Sant Martí në Barcelonë arrestuan tre shqiptarë. Sipas medias, ata po qarkullonin me një valixhe me 14 kilogram kokainë në rrugët e Barcelonës.
Agjentët shpallën dyshime pasi në një makinë panë pasagjerët që bënë një shkëmbim. Gjatë kontrollit të makinës u gjetën dhe u sekuestruan 14 kilogram kokainë, e cila kalon vlerën e 1 milionë eurove në tregun e zi dhe 4000 euro cash.
Divizioni i Hetimeve Kriminale të rajonit të Barcelonës dhe specialistët e luftës kundër drogës kanë marrë përsipër hetimin se nga ku po vinte dhe ku do të shkonte droga, si dhe roli i tre shqiptarëve në këtë veprimtari kriminale.