Në Japoni për shkak të motit të keq janë zhdukur 7 persona dhe ka humbur jetën një tjetër.
Lumenjtë dolën nga shtrati duke përmbytur shtëpitë dhe duke lënë disa njerëz të bllokuar në banesat e tyre. Gjithashtu si pasojë e stuhive të forta rreth 6000 familje iu ndërpre energji elektrike.
Autoritetet japoneze urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga zonat e prekura.
Mëngjesin e kësaj të shtune reshjet për orë arritën rekord 121 mm (4.8 inç) në Wajima, ndërsa në zonën e Suzu arritën 84.5 mm në një orë, një nga nivelet më të larta të gjitha kohërave.