Armando Sadiku është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Goa-s, në Indinë e largët.
Ai gjeti rrugën e rrjetës në duelin e ditës së sotme ndaj Mohamedan, që përfundoi në barazim 1-1.
Sadiku shënoi edhe në duelin e javës së parë, ndërkohë që kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi, që shqiptari shënon me ekipin e tij të ri, duke përfshirë një ndeshje kupe dhe 3 miqësore.