-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonci: Kosova do të furnizohet me helikopterë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se procesi i transformimit të Forcës Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri është në fazën e dytë. Por, sipas tij, me rritjen e buxhetit për FSK-në shumë pajisje ushtarake që janë paraparë të procedohen në fazat e mëvonshme janë blerë.

Maqedonci ka thënë se në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve e cila parashihet në fazën e tretë, që nënkupton nga viti 2025 deri në vitin 2028.

Ministri ka thënë se MB-ja është duke e mbështetur FSK-në për arritjen e objektivave të fazës së dytë të tranzicionit, fazë kjo që pritet që të kulmoj me validimin e tri regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së, të cilat do të jenë të gatshme për të realizuar detyrën kyçe të tyre, që është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

“Në vitin e gjashtë jemi të planit të gjithëpërfshirës të tranzicionit apo në fazën e dytë për shkak se plani gjithëpërfshirës i tranzicionit të FSK-së i hartuar edhe në bashkëpunim me ShBA-në, është i ndarë në tri faza.

Faza e parë ka qenë prej viti 2019 deri në vitin 2022, ku fokus kryesor faza e parë ka pasur përpilimin e gjithë doktrinës së nevojshme, dokumentacionit të nevojshme për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, miratimin e programeve trajnuese të FSK-së.

Si dhe përpilimin e kërkesave për sisteme të armatimit edhe për pajisje të tjera për nevojat e FSK-së. Aktualisht jemi në fazën e dytë të tranzicionit, MB po e mbështet me të gjitha aspektet FSK-në për arritjen e objektivave të fazës së dytë të tranzicionit.

Dhe kjo fazë pritet që të kulmoj me validimin e tri regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së të cilat më pastaj do të jenë të gatshme për të realizuar detyrën kyçe të tyre që është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, që të jenë të afat për të realizuar operacione luftarake të fokusuara në mbrojtjen, mësymje dhe stabilitete”, ka thënë Maqedonci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit