Ditën e sotme 75-vjeçari me iniciale I.B., ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga një makinë në Fier. Ndërsa policia ka arrestuar 47-vjeçarin me iniciale M.J., i cili duke drejtuar makinën e tij ka përplasur këmbësorin.
Policia njofton se gjeneralitetet dhe mosha e të moshuarit nuk ishin të sakta.
Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.