Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një veturë e ushtrisë serbe është përplasur me një veturë pasagjerësh.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.L. 33 vjeç , L.L. 10 vjeç, L.M.L..
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike kanë arrestuar shoferin e veturës së ushtrisë 54-vjeçarin me iniciale M.V.
Ende nuk dihen rrethanat e shkakut të vërtetë të aksidentit pasi në momentin e aksidentit mjeti ushtarak ka qenë në anën e majtë të rrugës .