-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtet për bektashinjtë në Tiranë, Baba Mondi: U befasova, Rama nuk na pyeti

Kryesoret

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj u shpreh i befasuar nga ideja e kryeministrit Edi Rama për të shpallur një shtet brenda Shqipërisë për Bektashinjtë si modeli i Vatikanit.

“Lajmi se Shqipëria mund t’i japë sovranitet Urdhrit Bektashi për pavarësi territorial na ka befasuar. Ne nuk e kemi kërkuar dhe nuk pretendojmë të krijojmë një shtet Mysliman. Nisma është tërësisht e kryeministrit Rama. Nuk jemi pyetur, mbi ato që Kryeministri ka deklaruar në ‘The New York Times’”, tha Baba Mondi në A2.

Prestigjiozja amerikane “New York Times” shkruante se bëhet fjalë për një enklavë sipas modelit të Vatikanit, por katër herë më e vogël, çka do të thotë se Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi do jetë shteti më i vogël në botë.

Sipas kryeministrit Edi Rama ky shtet do të ketë për synim promovimin e tolerancës fetare, por Kryegjyshi i Bektashinjve nënvizoi se në territorin e tij do të lejohet alkooli dhe femrat do të veshin çfarë të duan, pasi nuk do ketë rregulla për stilin e jetesës.

“Zoti nuk ndalon asgjë; kjo është arsyeja pse na dha mendje. Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësjellje”, tha Baba Mondi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit