-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Në OKB do të kërkoj zgjidhjen e problemit të Kosovës, Marrëveshja e Brukselit e vetmja pikë ku mund të qëndrojmë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të kërkojë nga të gjitha vendet mbështetje për “zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

“Pjesa kryesore për ne është 24 shtatori, e martë rreth orës 19:30 me orën e Serbisë”, ka thënë Vuçiç nga New York-u, duke paralajmëruar fjalimin e tij në OKB. Ai gjithashtu tha se do të flasë për “Shkeljen e të gjitha parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

Vuçiç e quajti Marrëveshjen e Brukselit si “të vetmen pikë në të cilën mund të qëndrojmë”, si dhe paralajmëroi se pjesa e madhe e fjalimit të tij ka të bëjë me Kosovën.

Ndërsa i pyetur për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiç tha se sipas Rezolutës 1244, nuk ka të drejtë të ekzistojë asnjë forcë të armatosur.

“Si e interpretojnë ata kur ne u themi se po e shkelin atë Rezolutë. Të gjithë ata që i armatosin më pas thonë ‘Epo situata ka ndryshuar’, duke iu referuar viteve 2008 dhe 2009 kur i njohën. Ata haptas ju thonë se neve nuk na intereson rendi publik ndërkombëtar, nuk na intereson asgjë dhe mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit