-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialog BE-Kosovë-Serbi: Brukseli kërkon pjesëmarrje të hapur dhe pa kushte

Kryesoret

Bashkimi Evropian po planifikon të organizojë një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë sapo rrethanat politike ta lejojnë.

Brukseli kërkon që të dyja palët të marrin pjesë pa vendosur kushte paraprake, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme.

Në qendër të diskutimeve pritet të jenë çështjet e dialogut, përfshirë mosbllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ky njoftim vjen pas deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, që tha se Serbia kishte lobuar kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

BE-ja theksoi se përparimi i Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian varet nga respektimi i marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, dhe ritheksoi se Serbia është zotuar të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare sipas nenit 4 të kësaj marrëveshjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit