Kreu i Partisë Demokratike sali Berisha në fjalën e tij në tubim u ndal te rritja e pensioneve.
Berisha tha se rama u premtoi pensionistëve se pensionet do të rriten në muajin mars dhe prill, por nuk lëvizën asnjë qindarkë.
Ai u shpreh se në buxhetin e vitit 2024 u përcaktua fondi prej 34 milionë euro pikërisht për pensionistët.
“Por Edi Rama, në mënyrë cinike me një ndjenjë çnjerëzore, nuk ua dha atyre as në mars, as në prill, as në maj, as në qershor, as në korrik, as në gusht, as në shtator, por deklaroi se rriti pensionet në tetor, duke plaçkitur, duke grabitur nga fondi i buxhetit të shtetit, të caktuar për pensionistët, për indeksim, më shumë se gjysmën e tij, duke shpërndarë për 730 mijë pensionistë gjoja si rritje, në të vërtetë as indeksim, gjithsej 16.7 milionë euro. Kurse restin prej 19 milionë, e zhduku”, deklaroi Berisha.