Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona për veprime të ndryshme penale. Mes tyre, S. D., 46 vjeç, akuzohet për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes.
Gjithashtu, A. M., 41 vjeç, u kap me heroinë gjatë kontrollit fizik. H. M., 30 vjeç, u arrestua për shkelje të masës “Arrest në shtëpi”, ndërsa A. A., 32 vjeç, dhe M. K., 41 vjeç, u arrestuan për drejtimin e mjeteve në gjendje të dehur.
Të gjitha rastet po hetohen nga Prokuroria.