-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shalsi: Nuk e mohoj që ka korrupsion, kemi një organ që vendos përpara gjykatave

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, po diskutohet në lidhje me zgjedhjet e 2025, si dhe nëse Partia Socialiste do të fitojë mandatin e katër apo jo.

I ftuar në këtë diskutim është deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi.

Ai tha se ka patjetër korrupsion, për herë të parë në histori të tranzicionit shqiptar kemi një organ që vendos dikë përpara gjykatave duke e akuzuar. Shalsi tha se sot ka një organ si SPAK që po lufton korrupsionin, ndryshe nga më parë, si vitet 90 dhe 2000 kur gjyqtarët dhe prokurorët dhunoheshin verbalisht.

“Duhen statistika ku qëndron Shqipëria në raport me vende të tjera. Mos e paraqisni si fenomen që ekziston në Shqipëri. Ka korrupsion, patjetër. Nuk e ka mohuar. A është më shumë, më i madh, apo më pak? Ajo që unë mendoj është fakti që për herë të parë në historinë e tranzicioni kemi një organ i cili po konstaton dhe po vendos përpara gjykatave njerëz duke i akuzuar konkretisht. Për shembull, ajo që më shqetëson kur thuhet si në asnjë vend, si kurrë më parë, nuk bën vaki. Imagjinoni të kishte një SPAK në vitet 90 në vitet 2000, çdo kishte ndodhur?

Ne themi që ndërtuam një sistem që po kolaudohet vazhdimisht. Ka besimin në rritje të shqiptarëve. Një palë e akuzon si organizatë kriminale. Ka dhe një palë që e mbështet si PS. Nuk na vijnë si befasi këto ngjarje, por si iniciativë nga Edi Rama dhe PS në 2013 që kanë ngritur një sistem drejtësie që sot nuk po pyet nëse ke ofiq apo jo. E mbani mend si shantazhoheshin gjykatësit, prokurorët”, u shpreh Shalsi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit