Pas kërkesës së familjarëve të Egli Progës për ndryshimin e prokurores, çështja tani po hetohet nga Dhorina Theodhori, pas largimit të Vasjana Postolit.
Prokurorja Postoli ka lehtësuar akuzën ndaj Denis Meçes, duke e ndryshuar nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”. Meçe ndodhet në burg, ndërsa tre persona të tjerë përballen me akuza për “moskallëzim krimi”.
Ngjarja ndodhi më 10 gusht në Pogradec dhe deri tani familjarët e Progës nuk e pranojnë këtë ndryshim akuze.