-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e 3-vjeçarit, Italia kthen ekspertizën për shkak të mostrave jo të plota

Kryesoret

Në 1 tetor të vitit 2023, Brian Spahiu 3 vjeç ka humbur jetën në reanimacionin e Pediatrisë. Ai humbi jetën tre ditë pas mjekimit që kreu në 14 dhëmbë në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho. Për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, Prokuroria e Tiranës ka dërguar një letërporosi në Itali për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

Mirëpo letërporosia është kthyer mbrapsht pasi nuk janë dërguar mostrat e plota. Familjarët e 3-vjeçarit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore të ribëhet në Itali.

Ekspertiza mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3-vjeçarit u bë anestezia e vendosur në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho. Gjithashtu prokuroria ka marrë në pyetje vetëm një mjek të QSUT dhe jo mjekët e tjerë që kanë asistuar.

Familjarët e 3-vjeçarit kanë kërkuar vazhdimisht informacion nga prokuroria lidhur me hetimet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Përgjigja e kthyer është “Ju si trashëgimtarë të viktimës nuk keni të drejtë të informoheni gjatë hetimit, kur të mbarojnë hetimet do u pajis me dosjen”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit