Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili tentoi të merrte një shumë parash në një bankë të nivelit të dytë në lagjen nr.3.
29-vjeçari Florenc Deda banues në Rrogozhinë, gjatë largimit mori me dhunë 500 00 lekë në një exchange në lagjen nr. 1 në Durrës. Policia arriti menjëherë ta identifikojë dhe ta arrestojë 29-vjeçarin.
Nga hetimet dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se 29-vjeçari kishte tentuar dhe dy herë të tjera në marrjen me dhunë të shumës së parave në lagjen nr.1 dhe nr.3 në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumën e parave të marra me dhunë në exchange.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.