-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mira Murati njofton largimin nga OpenAI: Do bëj eksplorimin tim

Kryesoret

Mira Murati, Shefja e Teknologjisë së OpenAI, ka njoftuar largimin e saj nga kompania e njohur për zhvillimin e inteligjencës artificiale, përfshirë ChatGPT. Ajo ka ndarë vendimin në një letër të hapur, duke theksuar se ndjehet e nevojshme të krijojë “kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin e saj”.

Murati, e cila ka origjinë shqiptare, ka qenë pjesë e OpenAI për gjashtë vjet e gjysmë dhe ka shërbyer për një kohë të shkurtër si CEO, pas shkarkimit të bashkëthemeluesit Sam Altman. Ajo është vetëm një nga disa figura të larta që kanë lënë kompaninë, pas largimeve të Ilya Sutskever, Jan Leike dhe John Schulman.

“Fokusi im kryesor është të siguroj një tranzicion të qetë dhe të ruaj momentin që kemi ndërtuar,” tha Murati. OpenAI, e mbështetur nga Microsoft, aktualisht po ndjek një raund financimi që mund të vlerësojë kompaninë në mbi 150 miliardë dollarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit