Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zyrën e Zëvendës Presidentes së SHBA Kamala Harris. Sipas policisë të shtënat janë shënuar drejt zyrës së fushatës zgjedhore të Kamala Harris në Arizona dhe personat janë të paidentifikuar.
Zyrtari i informacionit publik tha se “Askush nuk ishte brenda zyrës gjatë orëve të natës, por kjo ngre shqetësime për sigurinë e atyre që punojnë në atë ndërtesë, si dhe të atyre aty pranë”.
Ndërsa Sean McEnerney, menaxher i fushatës së Partisë Demokratike të Arizonës tha se “Ne i jemi mirënjohës policisë që erdhi shpejt në vendngjarje dhe jemi me fat që askush nuk ishte i pranishëm apo i lënduar”.