-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA i ‘fut’ një tjetër shuplakë Kurtit: Nuk do të ishte fitore për Kosovën nëse…

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier u shpreh sot se Shtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia ta marrin seriozisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, pasi ka pasur ngecje në vitin e fundit.

“Njohja reciproke mbetet synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është mëse e qartë. Ne presim të dyja palët të veprojnë plotësisht në përputhje me të gjitha detyrimet e dala nga dialogu dhe presim që ato ta marrin seriozisht dialogun”, tha Hovenier.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit 2023, por BE-ja ka thënë se ato nuk kanë bërë hapa për ta zbatuar atë.

Hovenier tha se ajo që nevojitet tani është “serioziteti dhe qëllimi në këtë dialog”.

“Mund ta quani rifillim nga e para, mund ta quani ripërkushtim, mund ta quani qasje e re, mund ta quani qasje më energjetike. Ne kemi nevojë për të, dhe kemi nevojë që ta bëjnë të dyja palët”, shtoi ai.

“Ky është proces, duhet të punohet për të arritur përfitime reciproke. Shtetet e Bashkuara duan që kjo të ndodhë pas asnjë kompromis dhe kjo është thelbësore për Kosovën. Nuk do të ishte fitore për Kosovën nëse preket sovraniteti, demokracia dhe integriteti i saj, por nuk do të ishte fitore për të as nëse minoritetet nuk respektohen”, tha Hovenier.

“Është një sugjerim se amerikanët, apo gjermanët apo njerëzit tuaj favoritë, do ta përdorin shkopin magjik dhe të bëjnë bisedat e duhura dhe këto probleme do të zgjidhen dhe Kosova do të jetë menjëherë anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe BE-së. Bota nuk funksionin kështu”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit