Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike Belind Këlliçi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar duke thënë se Ervin Salianji u dënua në ditën kur Gjykata e Lartë ka vendosur që të lehtësoj dhe të liroj nga burgu dy nga aktorët kryesorë të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D.
“Sot, vetëm 24 orë pas vendimit politik të Gjykatës së Apelit, një tjetër gjykatë politike, Gjykata e Lartë vendos prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm që la në burg hajdutët e 5D. E gjitha kjo bëhet për të lehtësuar anëtarët e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe është në të njëjtën linjë vendimi për amnistinë e hajdutëve në pushtet dhe goditjen e kujtdo opozitari që ngre zërin e denoncon vjedhjen dhe krimin e organizuar.”, shprehet Këlliçi.
Ai nënvizon që drejtësia në Shqipëri ka vdekur dhe nuk ka shqiptar që nuk e kupton që jetojmë në regjim.