Deputeti demokrat Ervin Salianji është dërguar në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e tij me 1 vit.
Pasi u vetëdorëzua në drejtorinë epolicisë së Tiranës, ai u transferua për në burgun e Fierit.
Gjykata e Apelit e dënoi Salianjin me 1 vit burgim për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’, për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.