Deputeti demokrat Ervin Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë mesazhin e tij pas 24 orëve në burgun e Fierit.
Salianji shprehet se mbështetja dhe forca që keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jshtëzakonshme.
“Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh!
Falenderime nga zemra!”, shkruan Salianji.