-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehurit, përfshirë vëllain e ish-deputetit socialist

Kryesoret

SPAK ka kërkuar në total 56 vite burg për 5 të pandehurit e dosjes “Revanshi”, të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, “kultivim kanabisi”, “armëmbajtje pa leje” dhe “sigurim të kushteve për të kryer vrasje”.

Për Armando Ndrecën, vëllanë e ish-deputetit socialist Eduart Ndreca, është kërkuar 15 vite burg, që reduktohen në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për Elvis Ndrecën, gjithashtu pjesëtar i familjes së ish-deputetit, kërkohen 6 vite burgim, ndërsa për ish-efektivin e RENEA-s, Adrian Pikli, 7 vite. Deivis Bajramaj rrezikon 8 vite, dhe Edison Muçeku 6 vite burgim.

Hetimet tregojnë se gjatë vitit 2020, disa nga të pandehurit kanë siguruar mjetet për vrasje të dyshuar dhe kanë organizuar dhe financuar grupin që prodhoi dhe shiti mbi 243 kilogramë kanabis në Lezhë. Dosja është e ndarë në disa fraksione për shkak të episodëve të shumtë kriminalë dhe përfshin edhe emra të tjerë të njohur në botën e krimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit