Autoritetet gjermane gjatë kontrollit në një kontejner në Rothenburgsort, shumë pranë portit të Jamburgut zbuloi një sasi të madhe me lëndë narkotike.
Sasia prej 2 tonësh kokainë ishte fshehur në një ngarkesë me banane dhe u sekuestrua.
Autoritetet dyshuan për një ngarkesë të dyshimtë, kur shoferi i kamionit ku ndodhej droga, devijoi nga rruga për t’iu shmangur skanerit.
Sasia e kokainës arrinte vlerën e 100 milionë euro dhe u arrestuan 12 persona, mes tyre edhe shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Policia tha se oficerët kishin marrë informacione nga vende të tjera evropiane dhe se kontrolli erdhi pas javësh të hetimeve të fshehta.