“I dërguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Unë kam bindjen se ky akt, guximi i Salianjit për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit” tha ai.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se Ervin Salianjin nuk do ta lëvizë nga qarku i Elbasanit si drejtues nderi edhe pse ndodhet pas hekurave. Tha se në javën e parë të tetorit nis mosbindja civile ndaj qeverisë Rama.
“Salianji u burgos me urdhër të Edi Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër, nga dhënia e verdiktit antikushtetues, anti ligjor të gjykatës së kontrolluar fund e krye nga Edi Rama. Kjo natë të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut, vetëm e vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafaj, të lidhur me Edi Ramën.
Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët, të cilët besojnë te e vërteta, të cilët jetojnë, rrisin fëmijët e tyre pavarësisht nga bindjet politike, me mundin, djersën dhe ndershmërinë, që konsiderojnë trafiqet e drogës dhe trafiqet kriminale.
Ishte natë festë për vëllazërinë Xhafaj e Bajra, ata panë të gozhduar, panë në pranga, në qeli, të riun guximtar, deputetin guximtar që u provoi shqiptarëve se Geron Xhafa jo vetëm ishte i dënuar në Itali, jo vetëm se fshihej në Vlorë, i mbrojtur nga vllaçkua i tij dhe kontrollonte lojërat e fatit” tha ai.
LIVE-Berisha: Nga 6 Tetori hidhemi në sulm, mosbindje edhe në Parlament