Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim foli rreth burgosjes së deputetit Ervin Salianjit.
Berisha tha se mbrëmjen e djeshme deputeti guximtar Ervin Salianji u burgos me urgjencë në qelitë e Fierit me urdhrin hakmarrës dhe të verbër të Edi Ramës.
“Edi Rama jo vetëm dha urdhër, por pas këtij akti kriminal politik, ai i doli zot me një urrejtje klasore, me urrejtjen e kriminelit mafioz, aktit të tij, burgosjes së Ervin Salianjit, për guximin që tregoi për provat që publikoi, të cilat tregonin se vëllazëria Xhafa, ishte vëllazëria mafioze më e rrezikshme në atë kohë dhe se vëllazëria Xhafa, me njërin vëlla ministër dhe tjetrin drejtues të trafiqeve në portin e Vlorës, zotërues të lojërave të fatit, siç thuhet edhe me Olsi Ramën, prisnin dhjetëra e qindra milionë para droge dhe krimi, që sot derdhen në kullat e Tiranës”, u shpreh Berisha.