Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve ku foli edhe për situatën aktuale duke theksuar se Hamasi është xhelati i përditshëm i popullit të vet. Foli edhe për muxhahedinët që ka strehuar Shqipëria dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
“I dhamë strehë mijëra iranianëve kur në vendin e tyre i rrezikohet jeta nga Teherani. Paguam çmimin sepse regjimi i Teheranit na sulmoi në rrugë kibernetike duke u përpjekur të fshijë të gjithë të dhënat e sistemeve tona të shërbimeve.
U detyruam të përgjigjeshim duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe përzënë trupën diplomatike. Por e përsëris që iranianët janë në besën tonë.
Teherani duhet të kuptojë që kurrsesi nuk do të dorëzojmë asnjë nga ata, por edhe ata duhet ta dinë që nuk mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë si platformë”, tha ai.