Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh se beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë.
“7 tetori është dita e shqiptarëve. 7 tetori është dita e të rinjve shqiptarë. 7 tetori është dita e burrave dhe grave të Shqipërisë, dita e pensionistëve shqiptarë, dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores.”, tha Berisha.
Ai ftoj çdo qytetar shqiptar, shqiptarët në emigracion dhe kudo që të nisin së bashku betejën vendimtare për fatin e Shqipërisë.
“Vendimtare për lirinë e shqiptarëve. Për përmbysjen e narkoshtetit të Edi Ramës, këtij armiku të egër të kombit shqiptar. Këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve”, nënvizoi Berisha.