Deputetja Ina Zhupa ka reaguar në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore. Zhupa thotë se Partia Demokratike angazhohet për ndalimin e koncensioneve në trashëgiminë kulturore.
“Partia Demokratike në programin e saj për trashëgiminë kulturore e ka pikë themelore rolin parësor të shtetit dhe ndalimin e koncesioneve, lejimin vetëm të donacioneve dhe të bashkërendimin me privatin si ndihmë dhe jo si marrës i trashëgimisë dhe trajtimit të saj si mall tregtar. Për ne UNESCO do jetë busull orientimi dhe mbrojtja dhe inskriptimi i pasurive kombëtare në UNESCO, do jetë një angazhim serioz”, shprehet deputetja.
Ajo nënvizon se “Trashëgimia kulturore është thelbi i identitetit, historisë dhe krenarisë tonë si shqiptar, ndaj është detyra jonë ta mbrojmë, ta lartësojmë dhe tja u lëmë brezave të ardhshëm.”