Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale, përfshirë vjedhjen dhe kanosjen.
R. S., 22 vjeç, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një personi në rrugën “Androkli Kostallari.”
I. Xh., 45 vjeç, u arrestua për kanosje dhe për shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi.”
R. H., 43 vjeçe, akuzohet për vjedhjen e një çante. Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.