Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Torino pas një sulmi ndaj 52-vjeçarit italian, i cili u plagos rëndë dhe ndodhet në spital.
Ngjarja ndodhi pranë një stacioni autobusi, ku dyshimet janë se pas një debati, shqiptari goditi italianin me një mjet prerës dhe më pas me shkelma në fytyrë.
Një patrullë policie që kalonte në atë moment e arrestoi shqiptarin në flagrancë.