Java ka nisur me bojkot nga opozita. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve duke i lajmëruar se në komisionin e integrimit do të shkojnë vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka për të dhënë deklaratën për mbështetjen e integrimit dhe komisionet e tjera do të bojkotohen.
“Të nderuar kolegë,
Nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentar, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që me porosi të Kryetarit të Partisë që do të jenë tek integrimi për të shprehur qëndrimin e PD për hapjen e negociatave me BE.
Ndërkohë rikujtesë për mbledhjen e Grupit Parlamentar nesër në seli në orën 15:00. Ju faleminderit”, shkroi Bardhi.