Në emisonin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet në lidhje me dënimin e deputetit Ervin Salianji për ‘kallëzim të rremë’.
Bledion Nallbati i ftuar për diskutim u shpreh se sipas tij burgosja e deputetit demokrat Ervin Salianjit ka dy arsye.
“Së pari është hakmarrje psiqike e Fatmir Xhafës, që deklaronte rëndomë nëpër tavolina kudo ku ulej, që ia më prishi karrierën dhe unë do i prish karrierën. Dhe së dyti është Edi Rama, që është duke i dhënë një mesazh që kush guxon të flasë kundër qeverisë do pësojë këtë fakt. Rama ka thënë mos guxoni të nxirri të dhënat e familjes time se do u dërgoj në burg”, tha Nallbati.
Ai tha se ai nuk ka bërë kallëzim të rremë, pra nuk ka kallëzuar kur shkon pranë organeve, por Salianji ka bërë kallëzim publik.