Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe reagoi pasi u hodhën sendetë forta kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit. Braçe tha se do të merren masa pasi u vu në rrezik jeta e Spiropalit.
“Goditja e kryetares në atë farë mënyre rrezikon jetë. Është marrë jeta në mes të bulevardit ashtu siç jeta e njerëzve që mendojnë ndryshe nuk llogaritet fare. Të qëllosh me sende të atij lloji rrezikon jetën e njerëzve.”, tha ai.
Më tej Braçe u shpreh se “Vënia në rrezik i jetës së njerëzve brenda sallës së kuvendit është mesazhi më i poshtër. Dhuna është e paparanushme dhe duhet të marrë dënimin e merituar. Ç’kuptim ka të ndëshkohen ata jashtë salle dhe të dhuna të donimojë në këtë sallë”.