Ilir Proda pritet që të jetë kreu i ri i policisë së shtetit. Sipas burimeve mediatike është emri i tij që i është dërguar kryeministrit Edi Rama, i cili do të ketë fjalën e fundit. Proda është aktualisht drejtori i drejtorisë së Elbasanit.
Në momentin që nisi gara për pasuesin e Muhamet Rrumbullakut emri i tij doli në media pasi SPAK-u i sekuestroi telefonin në kuadër të hetimeve për dekonspirimin e operacionit për goditjen e klanit Çopja në 31 Korrik në Elbasan.