-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi: Manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjeteg sociale ka reaguar në lidhje me ngajrjen që ndidhi në Parlament.

Peleshi dënon aktin e sotëm të shunës në Parlament dhe shprehet se nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm.

“Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian.”, thotë Peleshi.

Më tej ai thekson se do të pritet përgjegjshmëri maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane.

“Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna”, shkruan Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit