Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar sot rihapjen e saj në vitin 1991, pas më shumë se 50 vitesh mungesë të marrëdhënieve diplomatike për shkak të izolimit të Shqipërisë gjatë regjimit komunist.
Rihapja u realizua më 1 tetor 1991, me Christopher Hill si i ngarkuar me Punë, dhe më vonë, William Edwin Ryerson u bë ambasadori i parë i SHBA-së në vend.
Kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë.