-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë takon trupën e Gjykatës Kushtetuese

Kryesoret

E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Shqipëri Nancy VanHorn ka takuar trupën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të kryesuar nga Holta Zaçaj.

Gjatë takimit Kryetarja Holta Zaçaj përmendi disa prej hapave të ndërrmarrë në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut për veprimtarinë e institucionit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjatë kësaj periudhe janë miratuar Rregullorja e Marrëdhënieve të Gjykatës Kushtetuese me Median, është bërë kreditimi i gazetarëve që ndjekin veprimtarinë e Gjykatës duke organizuar edhe konferenca interaktive për shtyp, si dhe ndjekja në Live Stream e seancave gjyqësore publike”, thuhet në njoftimin e GJK.

Në takim ata shprehën angazhimin për gjetjen e mekanizmave të mbështetjes dhe bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës, në funksion të rritjes së pavarësisë institucionale, garantimit të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të individit, forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit