-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi ngre grup pune për vlerësimin e dëmeve nga zjarri: Deputetët do t’i paguajnë

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë ka formuar një grup pune për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga zjarri i djeshëm, duke njoftuar se deputetët e përfshirë do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet, me shpenzimet që do t’u mbahen nga pagat e tyre.

Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar.

Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë”, deklaron Kuvendi.

Kuvendi thekson se karriget e djegura janë të popullit dhe do të zëvendësohen me paratë e deputetëve, duke i kujtuar se institucioni  “është besimi dhe vullneti i popullit dhe populli nuk është një karrige që digjet, po është Sovrani që shërbehet deri në fund nga Kuvendi për besimin dhe vullnetin e Tij”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit