Kryetari i PD-së, Sali Berisha dënoi deklaratat e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha që njoftoi se deputetët opozitarë do i çojë për hetim në SPAK pas flakëve në Parlament.
“Dënoj me forcën më të madhe deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij bastardit të familjes Hoxha. Kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës dhe i them këtij bastardi sikur Ramës që edhe Enveri të ngrihet nga varri, deputetët e opozitës nuk tuten, por janë gati ta çojnë deri në fund mosbindje civile.
Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamenteve lokale të bëjnë gjithçka në mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës dhe krimeve monstruoze. Të ftoj edhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qendrore të PD-së në ballë, të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katërta anët e vendit” tha ai.