Policia e Tiranës njofton se ka referuar materialet në SPAK për 23 deputetë të opozitës që dogjën karriget mbrëmjen e djeshme jashtë sallës së Parlamentit. Ligjvënësit opozitarë akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr.
Lista me deputetët që policia i ka dërguar në SPAK;
– Flamur Noka, 53 vjeç
– Gazmend Bardhi, 38 vjeç
– Bledion Nallbati, 39 vjeç
– Dhurata Çupi, 51 vjeçe,
– Flamur Hoxha, 56 vjeç,
– Xhelal Mziu, 57 vjeç,
– Lefter Geshtenja., 52 vjeç,
– Agron Gjekmarkaj, 50 vje
– Ina Zhupa, 37 vjeçe,
– Lindita Mataliaj, 47 vjeçe,
– Dashnor Sula 59 vjeç,
– Luan Baçi 61 vjeç,
– Lodovik Hasani 57 vjeç,
– Asllan Dogjani 57 vjeç,
– Elidon Bushati 51 vjeç,
– Erisa Xhixho 39 vjeçe,
– Sorina Koti 40 vjeçe,
– Sajmir Korreshi 43 vjeç,
– Edmond Spaho 66 vjeç,
– Kasem Mahmutaj, 62 vjeç,
– Vangjel Dule 56 vjeç,
– Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;
– Isuf Celaj 60 vjeç,
Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.