Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një vizitë në Gjermani ku deklaroi se mbetet aleatja kyç për rrugëtimin euroatlantik, për çështje të sigurisë dhe ekonomisë.
“Me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euroatlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka thënë Osmani në Facebook.
Osmani ka njoftuar se do të takohet edhe me presidentin gjerman, Frank Walter-Steinmeier.