Tre goditje të menjëhershme nga qeveria për opozitën. Pas flakëve në derën e parlamentit, Partia Socialiste kërkon masë ndëshkimore për 24 deputetë të opozitës që u përfshinë në këtë incident.
Vendimi do të merret nesër në orën 15:00 nëse do të përjashtohen të gjithë dhe sa do të jetë masa e ndëshkimit. Ndëshkimi i dytë, Kuvendi njoftoi sot se do të jenë vetë deputetët e opozitës që do të paguajnë dëmin, djegin e karrigeve, do u mbahet nga paga.
Dhe goditja e tretë është ligjore. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi sot se do t’i dërgojë në SPAK të gjitha materialet me provat për 24 deputetët që u vunë zjarrin karrigeve.