Policia e Beratit ka arrestuar 28-vjeçarin D. Sh., i cili u kap duke lëvizur me makinë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një rast vjedhjeje.
Ndërkohë, janë nisur procedime për shtetasin F. A. për punësim të paligjshëm në biznesin e tij të riparimit të automjeteve, si dhe për S. K., i cili kryente punime ndërtimi pa leje.
Të gjitha materialet janë dërguar në Prokurorinë e Beratit për veprime të mëtejshme.