Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar në Doha të katarit duke thënë se Irani nuk kërkon luftë.
Ai u shpreh se Irani do ti japë “një përgjigje më të fortë”, nëse Izraeli hakmerret pas sulmit raketor. Gjithashtu ai akuzoi Izraelin për nxitje të pasigurisë në rajon dhe dënoi ato që ai i përshkroi si krime historike.
“Na mbeti pa zgjidhje tjetër veçse të përgjigjeshim. Nëse Izraeli dëshiron të reagojë, ne do të kemi një përgjigje më të fortë, për këtë është angazhuar Republika Islamike”, tha Pezeshkian